Recetë – Supë peshku

Recetë – Supë peshku
Supa me peshk është një recetë tradicionale. Përgatitet duke përdorur të gjithë peshkun, por mund të përgatitet edhe duke përdorur vetëm kokat e peshkut të madh si trofta, krapi, lavraku etj.
Si përbërës shtesë për të pasuruar pjatën përdoren perimet e freskëta.

Përbërësit:

  • 2 peshq të mëdhenj (ose min 6 kokë)
  • 1 kokërr qepë
  • 2-3 karrota
  • 2 patate
  • 1 lugë miell
  • vaj ulliri
  • kripë, limon, gjethe dafine, piper i zi kokërr sipas dëshirës

Përgatitja

Në një tenxhere të thellë ziejmë në një litër ujë peshkun me qepën e grirë imët, karrotat dhe patatet. Rregullojmë aromat dhe kripën. Nëse përdorim kokat i ziejmë 20′ sa të marrin një valë dhe i heqim, nëse përdorim peshkun pas 20′ zierjë e heqim nga vala e vendosim në një pjate dhe e pastrojmë nga halat. Lëngun e kullojmë me anë të një kullese ndërsa perimet i kalojmë në mikser dhe i bashkojmë përsëri me lëngun. Në një tigan me 4-5 lugë vaj ulliri skuqim miellin dhe e përziejmë me lëngun duke e trazuar mirë që të mos mbeten korriza. Bashkojmë dhe peshkun dhe e lemë të ziejë përsëri 10′ duke e rregulluar me limon ose me uthull dhe duke kontrolluar trashësinë e lëngut me qellim që të jetë në masën e dëshiruar. Pjata është gati.

Ju bëftë mirë!

Receta e mësipërme u përgatit nga shefi ynë, për t’ju ndihmuar në pasurimin e gatimit tuaj.