Recetë – Mousse çokollate me krem limoni

Recetë - Mousse çokollate

Përbërësit për katër persona:

  • 1 kupë çokollatë të hidhur
  • 3/4 e kanës ujë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1/4 lugë çaji kafe express ose nescafe
  • 3 të bardha veze

Për kremin duhen:

  • 1/3 krem qumështi për ëmbëlsira i ftohtë
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1/2 lugë çaji lëkurë limoni të grirë

Përgatitja

Fusim çokollatën në mikser. Në një enë, shtojmë ujin. sheqerin dhe kafen express ose nescafe dhe presim derisa të gjithë përbërësit të treten. Masën e përftuar e hedhim mbi copat e cokollatës. Ndezim mikserin dhe i perziejmë për 5 sek. Shtojmë të bardhat e vezës dhe vazhdojmë ta përziejmë në mikser për 1 min. E zbrazim në 4 tasa të vegjël dhe e fusim në frigorifer për 2 orë. Rrahim kremin e qumështit për ëmbëlsira, lëngun, lëkurën e limonit dhe 1 lugë gjelle sheqer derisa masa te marrë formën e shkumës. E hedhim masën mbi Mousse-in e çokollatës. Ëmbëlsira është gati.

Ju bëftë mirë!

Receta e mësipërme u përgatit nga shefi ynë, për t’ju ndihmuar në pasurimin e gatimit tuaj