Omega 3, përse është kaq i domosdoshëm?
Peshqit si salmoni, sardelja, kolori dhe peshku ton janë të pasur me “Omega 3”. Ky suplement redukton inflamacionet të cilat dëmtojnë enët e gjakut, duke minimizuar maksimalisht riskun e sëmundjeve të zemrës. Duke konsumuar 2-3 herë në javë nga 99g, veçanërisht llojet e mësipërme, “Omega 3” ndihmon organizmin tonë në këto mënyra:
- ul presionin e gjakut;
- ndihmon në hollimin e gjakut;
- ul ndjeshëm riskun e atakut të zemrës;
- rregullon rrahjet e zemrës;
- përmirëson përqëndrimin dhe sjelljen tek fëmijët.
Konsumimi veçanërisht i merlucit, i cili është i pasur me vitaminat: B1, B5, B6 dhe vitaminë E, ndihmon organizmin si më poshtë:
- ndihmon sistemin nervor
- ndihmon organizmin për të transformuar glukozën në energji
- plotëson krijimin e aminoacideve dhe rruazave të kuqe
- vepron si antioksidues