Mirësevini

Mirësevini në 100 Shijet e Detit, mundësia më e mirë për të shijuar ushqimin e detit në kryeqytet. Pasioni për të krijuar momente plot shije, është thelbi i punës sonë. Eksperienca e gjatë na mundëson t’ju shërbejmë më të mirën duke ju prezantuar me shijet e veçanta të kuzhinës sonë.

Përmes ushqimit të shijshëm, verës dhe shërbimit, tek ne do të përjetoni një eksperiencë shijimi dhe relaksi. Të përkushtuar ndaj cilësisë ju servirim më të mirën e kuzhinës së peshkut dhe  prodhimeve të detit, në një ambient të ngrohtë, shplodhës dhe mikëpritës.

Në gatimin tonë fokusohemi tek përbërësit e freskët dhe me fanatizëm përzgjedhim peshkun dhe frutat e detit më të mira të ujërave tona. Të apasionuar pas detajeve dhe estetikës përzgjedhim me kujdes gjithçka që shoqëron dhe zbukuron pjatat tona.